Flash

Vidhen 3 laptopë në hotelin e Zvicrës/ Kishin të dhënat e “Euro 2024”

Lapsi.al 25 June 2024
Vidhen 3 laptopë në hotelin e Zvicrës/ Kishin të dhënat

Mbrëmjen e së martës, skuadra zvicerane njohu kundërshtarin e saj për fazën e të 16-ave të Europianit. Ajo do të jetë Italia, e kualifikuar në sekondat e fundit të përballjes me Kroacinë. Logjikisht, ekspertët e skuadrës së Zvicrës duhet të ishin tani duke analizuar lojën e “axurrëve”.

Në fakt ata kanë probleme të tjera tashmë. Gazeta gjermane “BILD” zbuloi se mbrëmjen e së hënës, ndihmësit e trajnerit Murat Yakin kishin rënë pre e një vjedhjeje. Ata ndodheshin në hotelin e aeroportit të Dyseldorfit kur kishte ndodhur ngjarja.

“Mund të konfirmoj se 3 kompjuterë që u përkisnin punonjësve të ASF-së u vodhën nga hoteli dhe se policia u informua”, - konfirmoi për gazetën gjermane, Adrian Arnold, kreu i komunikimit të ekipit zviceran. Tek mediat zvicerane kanë nisur të shqetësohen nëse vjedhja e këtyre laptop-ëve mund të çojë në rrjedhje të të dhënave të skuadrës.

Adrian Arnold mundohet të qetësojë të gjithë: “Të dhënat nuk janë ato që na duhen për një analizë të ndeshjeve. Nëse ky ishte një sulm ndaj të dhënave të kombëtares zvicerane, ishte një sulm ndaj ekipit të gabuar” – tha ai. Gazeta “Bild” saktëson gjithashtu se kamerat e survejimit të hotelit kanë identifikuar një autor të dyshuar. Policia e Dyseldorfit është duke e hetuar ngjarjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti merr nesër një kthesë të papritur

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme, paralajmëron Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Sipas SHMU, moti paras...

18:18

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI