Flash

Sulmet ndaj KFOR, i akuzuari dënohet me 15 muaj burgim

Lapsi.al 24 June 2024
Sulmet ndaj KFOR, i akuzuari dënohet me 15 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të hënën me 15 muaj burgim Nenad Orlloviqin për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

“Departamenti Special ka vendosur në çështjen penale kundër të akuzuarit N.O, për veprën penale sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, tha Gjykata Themelore në një komunikatë për media.

Gjykata tha se në dënim prej 15 muajve për sulm, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 23 qershor 2023, kur ishte arrestuar, që nënkupton se ai i kanë mbetur edhe tre muaj burgim për t’i kryer. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 6 muaj burgim edhe për një akuzën "pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi", por në marrëveshje me gjykatën vendosi ta zëvendësojë dënimin me burgim me dënim me gjobë prej 12.000 eurove, thuhet në njoftim.

“Më 29.05.2023...i akuzuari N.O, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kishin marrë pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze, në atë mënyrë që përmes përdorimit të dhunës i kishin sulmuar dhe kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Policia e Kosovës e kishte arrestuar Orlloviqin në Mitrovicën e Veriut më 23 qershor të vitit të kaluar, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it, misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, gjatë protestave më 29 maj në Zveçan. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e kishte dënuar arrestimin e Orlloviqit qershorin e kaluar.

Protestat e serbëve në veri të Kosovës, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it një vit më parë. Gjatë përleshjeve të 29 majit 2023, u lënduan 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda. Në Kosovë deri më tani janë arrestuar rreth dhjetë persona për dhunën në protesta dhe për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, por shumica e tyre u liruan për t’u mbrojtur në liri.

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë. KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI