Flash

Parashikimi i motit: Tërhiqet anticikloni Afrikan, temperaturat mbeten të larta

Lapsi.al 24 June 2024
Parashikimi i motit: Tërhiqet anticikloni Afrikan, temperaturat mbeten

Për këtë javën që presim vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Falë tërheqjes graduale të Anticiklonit Afrikan dhe qarkullimit të një qendre me presion atmosferik të ulët si dhe masave ajrore më të freskëta e relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Për pjesën më të madhe të ditëve moti përgjatë ultësirës perëndimore e bregdet pritet të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e nxehta të ditës pra kryesisht në orët e drekës deri ato të pasdites. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në relievet malore në lindje reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe ato luginore era fiton shpejtësi 10-12m/sek. Duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcë 1-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit sot pritet të arrijnë: 22-31 °C në bregdet, 20-33 °C në vendet e ulëta dhe 18-31 °C në vendet malore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI