Flash

Asgjesohen mbi 5 mijë fidanë dhe bimë kànabisi në Lezhë, Elbasan e Shkodër, në pranga 2 persona

Lapsi.al 24 June 2024
Asgjesohen mbi 5 mijë fidanë dhe bimë kànabisi në

Rreth 5396 fidanë dhe bimë kanabisi janë asgjesuar në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”

Në pyllin e fshatit Gëziq në Mirditë, u gjetën 500 fidanë kanabisi në kubikë. Në pranga u vu 35-vjeçari M. Gj. dhe në kërkim u shpall vëllai i tij. Për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Gëziq dhe për një 65-vjeçar, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, 52-vjeçar dhe për një 36-vjeçar, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan gjetën në terren malor, në fshatin Bodin, 29 bimë narkotike cannabis sativa. Lidhur me këtë rast, u arrestua një 44-vjeçar. Ndërkohë, u proceduan penalisht kryetari i fshatit Bodin, për shpërdorim të detyrës, dhe xhaxhai i të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.

Gjithashtu, shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.7 lekë e do të shitet me 100.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 9...

08:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI