Flash

46 gradë celsius në Mekë/ Mbi 1 mijë pelegrinë myslimanë humbin jetën

Lapsi.al 23 June 2024
46 gradë celsius në Mekë/ Mbi 1 mijë pelegrinë

Më shumë se një mijë vetë vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet. Besimtarët myslimanë u përballën me temperatura tepër të larta, që arritën deri në 46 gradë celsius, gjatë udhëtimit në vendin e shenjtë në Mekë këtë muaj.

Më shumë se gjysma e të vdekurve ishin nga Egjjipti, sipas zyrtarëve në Kajro. Egjipti njoftoi heqjen e licencës për 16 agjenci udhëtimi që ndihmoi pelegrinë të paautorizuar që të udhëtonin në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.

Arabia Saudite nuk ka komentuar mbi vdekjet gjatë pelegrinazhit. Një nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhi është një detyrë e shenjtë që çdo besimtar mysliman duhet të ndërmarrë të paktën një herë në jetë,

Qeveria e Egjipit njoftoi se 31 pelegrinë të autorizuar vdiqën për shkak të sëmundjeve kronike gjatë pelegrinazhit të këtij viti, por nuk dha shifra zyrtarë për besimtarët e tjerë. Megjithatë, një zyrtar i qeverisë tha se të paktën 630 egjiptianë të tjerë vdiqën gjatë pelegrinazhit.

Autoritetet saudite penguan pelegrinët e paautorizuar, duke dëbuar dhjetëra mijëra prej tyre. Por shumë, kryesisht egjiptianë, mundën të mbërrinin në vendet e shenjta brenda dhe përreth Mekës, disa në këmbë. Ndryshe nga pelegrinët e autorizuar, ata nuk kishin hotele për t’i shpëtuar të nxehetit përvëlues.

Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Associated Press, bilanci i të vdekurve përfshin 165 pelegrinë nga Indonezia, 98 nga India dhe dhjetra nga Jordania, Tunizia, Maroku, Algjeria dhe Malajzia. U njoftua edhe për vdekjen e dy pelegrinëve amerikanë.

Gjatë perudhës së Haxhit këtë vit temperaturat e larta luhateshin nga 46 në 49 gradë Celcius në Mekë dhe në vendet e shenjta përreth qytetit, sipas të dhënave të shërbimit meteorologjik në Arabinë Saudite. Sipas të dhënave saudite, më shumë se 1. 83 milionë myslimanë ishin pjesë e udhëtimit të shenjtë në Mekë të këtij viti. /VOA

Të këshilluara

Një tjetër i moshuar i jep fund jetës

Pas vetëvrasjes së 61-vjeçarit me varje sot në Fier, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Kalimash, Kukës. Një 75-vjeçar është gjend...

16:32

UEFA nuk fal, pezullon Mirlind Dakun

UEFA jep vendimin, dy ndeshje pezullim për Mirlind Dakun. Një nga çështjet më të përfolura ditët e fundit është ajo e Mirlind Dakut. Sulmuesi i Shqipërisë, p...

15:53

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI