Flash

Zbuluesi i grupeve të gjakut

Lapsi.al 22 June 2024
Zbuluesi i grupeve të gjakut

Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut. Grupet e gjakut i ka zbuluar patologu, hematologu dhe serologu nga Vjena, Karl Landsteiner. Ditëlindja e tij, 14 qershori i vitit 1868, përkujtohet çdo vit, në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut.

Landsteiner zbuloi të ashtuquajturin sistem AB0 të grupeve të gjakut në vitin 1900. Për këtë zbulim ai mori në vitin 1930 "Çmimin Nobel në Psiokologji dhe Mjekësi”. Zbulimi i tij ishte gur themeli për mjekësinë.

Grupi i gjakut trashëgohet

Grupin e gjakun duhet ta dijë në fakt gjithkush, sepse në rast aksidenti infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë. Por vetëm pak njerëz e dinë se ç'grup gjaku kanë.

Grupi i gjakut përcaktohet nga genet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur ABo (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Në rastet e dhurimit gjaku duhet të ketë të njëjtin grup si për dhuruesin edhe për marrësin. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund të bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e vet të gjakut.

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut bën të qartë se sa të nevojshëm dhe të kërkuar janë dhuruesit e gjakut. Sepse shumë pak vetë dhurojnë gjak. Sa e rëndësishme është të dhurosh gjak, bëhet e qartë kur dikush ka nevojë vetë për transfuzion gjaku./ DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI