Flash

Berisha: Shqiptarët do të paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët e aeroportit të Vlorës që nuk vijnë

Lapsi.al 22 June 2024
Berisha: Shqiptarët do të paguajnë 300 mijë bileta në

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka rrezuar shifrat e turizmit të prezantuar nga kryeministri Rama dhe ministrat e tij, duke shtuar se Rama ka futur në borxh shqiptarët duke bërë investime jo eficente. Berisha tha se këto investime iu kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro taksa. Berisha tha se për aeroportin e Vlorës shqiptarët do paguajnë 300 mijë bileta në vit për pasagjerët që nuk vijnë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Pra, miqtë e mi nga turizmi 10.1 milionë i Edi Ramës fitojnë një grusht trafikantësh. Një grusht miqsh klientelë e Edi Ramës. Kurse qytetarët fitojnë nga TVSH-ja e tyre, shumën më qesharake në botë, 8 milionë euro. Shqipëria është i vetmi vend i planetit, ku turistët flenë vetëm gjysëm nate.

Ky është turizmi i hiçit, sepse në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, turist quhet personi që fle të paktën një natë në vendin ku shkon. Ata që flenë vetëm gjysëm nate janë turistë të Edi Ramës, por jo të shqiptarëve. Ky është një turp dhe një faqe e zezë. Dhe këta me pagesa që i bëjnë Edi Ramës, gllabërojnë çdo vit 400 milionë euro investime në mënyrën më kriminale. Këto janë vetëm për resortet, se të marra në tërësi, gjoba e tmerrshme e shqiptarëve nga turizmi tejkalon çdo imagjinatë mbi tokë.

Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 20 mijë euro për shtrat turistik. Tuneli turistik i Llogarasë u kushton shqiptarëve 12 mijë euro për banor në kulmin e turizmit. A ka ndëshkim më të madh për qytetarët e këtij vendi se sa një hajdut i marrosur nga vjedhja dhe hajnia. Nuk njeh ligj dhe as kufi, por gjobit në mënyrë të tmerrshme qytetarët e tij.

Aeroporti i Vlorës, që Ballukja e reklamon si më të madhin në Ballkan, po ja ku është aeroporti i Rinasit, e pati kompania Hochtief, e zgjeroi njëherë dhe priti 3 vite, 4 vite dhe e zgjeroi përsëri. Tani po privati po e zgjeron përsëri. Por tani ti ndërton aeroportin e Vlorës, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë vitin e parë të paktën 300 mijë bileta pasagjerësh që nuk do vijnë.

Sepse kontrata është që shteti do i paguajë ndërtuesit çdo biletë të 600 mijë biletave. A ka gjobë më të madhe? A ka mënyrë tjetër për të shndërruar turizmin në mallkim për shqiptarët nga kjo racë e shpifur hajdutësh?

U bëj thirrje medieve, mos damkosni veten me propagandën vulgare. Thuajuni të vërtetat shqiptarëve. Merrni ekonomistët në studio të tregojnë këto që them unë.

Të dinë se si Edi Rama shndërroi pasurinë më përrallore të shqiptarëve në ndëshkim dhe mallkim për qytetarët shqiptarë.

Shpresa e vetme jeni ju, Ndaj dhe të gjithë në betejë për të shndërruar këtë pasuri përrallore në mirësi për çdo qytetar të këtij vendi. Për të shndërruar këtë pasuri përrallore në pasuri për çdo qytetar të këtij vendi.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI