Flash

Sonte "natë tropikale"/ Shqipëria e pushtuar nga i nxehti afrikan

Lapsi.al 21 June 2024
Sonte "natë tropikale"/ Shqipëria e pushtuar nga i nxehti

Për fundjavën, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Megjithatë duke filluar nga dita e nesërme Anticikloni Afrikan fillon gradualisht tërheqjen e tij duke i lënë vendin masave ajrore më të freskëta dhe relativisht më të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Pra, siç u kuptua nga sa më sipër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore të vendit në orët e nxehta të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Temperaturat edhe nesër do të vijojnë të jenë relativisht të larta (vlera deri dhe në 39 grad celcius) por kjo situatë do të ndryshojë duke nisur nga dita e Diel por dhe më pas me rënie të temperaturave dhe vlera të cilat janë brenda “normaleve” të mesatareve klimatike mujore për vendin tonë.

Ndërsa për ata që do ta kalojnë fundjavën në bregdet era do të jetë pak “problematike” pasi në mesditë deri në orët e pasdites (dhe kryesisht ditën e Diel) do të fryjë me shpejtësi mesatare 3-7m/s dhe me rrahje deri në 10m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Gjithashtu, orët e vona të mbrëmjes të ditës se sotme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Shtunë vendi ynë do të përjetësojë fenomenin që quhet “netë tropikale” me temperatura minimale që nuk zbresin poshtë 26-28 gradë (zonat e ulëta dhe bregdeti). Temperatura këto që mund të jenë shqetësuese për një kategori vulnerabël të njerëzve. /Panorama

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

Aksident në Levan-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen esotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në vendin e quajtur 'Rrepat' një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Në vend...

20:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI