Flash

Raporti: Gjykata Europiane dha në 2023, 45 vendime të lidhura me Shqipërinë

Lapsi.al 21 June 2024
Raporti: Gjykata Europiane dha në 2023, 45 vendime të lidhura me

Avokatura e Shtetit raportoi se në vitin 2023 ishin të paktën 47 çështje për të cilat Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dha vendim sa i takon pretendimeve që palët kishin kundër shtetit shqiptar. Sipas raportit 2023, këto pretendime kanë rezultuar me një dhënie shpërblimi 279 mijë euro, një shumë dukshëm më e ulët se totali i synuar.

Për periudhën janar-dhjetor 2023, Gjykata Europiane për të Drejtat ka dalë me 47 çështje vendime për 75 kërkesa. Në këto çështje kërkuesit gjatë gjykimit kanë kërkuar shpërblimin e së drejtës financiare prej 2 miliardë lekësh, ndërsa Gjykata ka pranuar në total një shpërblim të drejte në vlerën 29 milionë lekë apo 279 mijë euro” – thuhet në raport.

Referuar vendimeve rezulton se në 18 vendime janë pranuar kërkesat dhe janë konstatuar shkelje nga ana e gjykatës. Në 16 vendime kërkesat janë shpallur të papranueshme ndërsa në 1 vendim kërkesat janë shpallur të pranueshme, duke vendosur se nuk ka shkelje. Në 7 vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve jashtë listës së gjykimeve duke pranuar deklaratat e zgjidhjes me pajtim të nënshkruar nga palët.

Në pesë vendime është vendosur nxjerrja e çështjeve nga lista e gjykimit duke qenë se kërkuesit nuk kanë shprehur interes për ndjekjen e çështjes.

Dokumenti vlerëson se gjatë vitit 2023 janë trajtuar çështje përsa i përket a)mbrojtjes dhe përfaqësimit në GJEDNj b) hartimit dhe dërgimit të informacionit për ekzekutimin e vendimeve të Departamentit të Ekzekutimeve të Vendimeve në GJEDNj dhe Komitetit të Ministrave të Ki-E-së.

“Në përfaqësimin pranë gjykatës për këtë vit janë trajtuar gjithsej 29 çështje të cilat kanë pasur në fokus të tyre kryesisht procesin e rregullt ligjor (neni 6 Konventës” si dhe të drejtën e pronës (neni 1 Protokolli 1).

Avokatura raporton se ka zhvendosur qasjen gjatë vitit 2023 në gjetjen e zgjidhjes me pajtim të çështjeve që kanë të bëjnë me tejzgjatjen e proceseve gjyqësore.

Marre nga Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijon i nxehti afrikan

Vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturat shumë të larta në pjesën më të ...

07:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI