Flash

Burg për familjen e pasur në Britani: Keqtrajtonte shërbëtorët

Lapsi.al 21 June 2024
Burg për familjen e pasur në Britani: Keqtrajtonte

Një gjykatë zvicerane ka dënuar 4 anëtarë të një prej familjeve më të pasura të Britanisë së Madhe me dënime me burg që variojnë nga 4 deri në 4 vjet e gjysmë. Prakash dhe Kamal Hinduja, djali i tyre Ajay dhe gruaja e tij Namrata u shpallën fajtorë për shfrytëzim dhe punësim të paligjshëm.

Gjykata i shpalli të pafajshëm për akuzën e rëndë të trafikimit të qenieve njerëzore. Punëtorët që ata sollën nga India deklaruan se familja i paguante vetëm 7£ për të punuar 18 orë në ditë, më pak se një e dhjeta e shumës së kërkuar sipas ligjit zviceran. Ata pohuan se familja, pasuria e së cilës vlerësohet në rreth 37 miliardë £ i lejonte shumë rrallë të largoheshin nga shtëpia e vendosur në lagjen e pasur të Gjenevës, Këlni.

Gjatë gjyqit, prokurorët pretenduan se familja shpenzonte më shumë për qenin sesa për shërbëtorët e tyre. Hindujat e moshuar, të dy mbi 70 vjeç, nuk kanë marrë pjesë në procedurat gjyqësore, duke u deklaruar se ishin keq nga ana shëndetësore. Ajay dhe Namrata ishin të pranishëm, por nuk qëndruan në sallë për të dëgjuar vendimin.

Avokati i tyre mbrojtës tha se ata do të apelojnë vendimin. Prokurori i Gjenevës ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të tyre. Kjo nuk është hera e parë që Gjeneva, një qendër për organizatat ndërkombëtare, dhe për të pasurit e botës, ka qenë në qendër të vëmendjes për keqtrajtimin e shërbëtorëve.

Vitin e kaluar, 4 punëtorë shtëpiakë nga Filipinet ngritën një çështje kundër një prej misioneve diplomatike të Gjenevës në Kombet e Bashkuara, duke pretenduar se nuk ishin paguar për vite me radhë. Familja Hinduja zotëron “Hinduja Group”, një grup shumëkombësh me interesa në naftë, gaz dhe banka. Familja gjithashtu zotëron hotelin Raffles në Londër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Greqia nën kërcënimin e zjarreve

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë, ku banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në dre...

20:59

Aksident në Levan-Fier, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen esotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se në vendin e quajtur 'Rrepat' një makinë ka përplasur një person me biçikletë. Në vend...

20:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI