Flash

Zëdhënësja e PD-së pa vulë të Bashës: Unaza e Madhe, viktimë e korrupsionit të Belinda Ballukut

Lapsi.al 20 June 2024
Zëdhënësja e PD-së pa vulë të Bashës: Unaza e

Zëdhënësja e grupimit të Lulzim Bashës, Mirela Karabina ka denoncuar se Unaza e Madhe është “viktimë e korrupsionit të ministres Belinda Balluku dhe ARRSH”.

“Segmenti rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Rrethrrotullimi Shqiponja (lot 1) është nyja më e rëndësishme hyrëse/dalëse për qytetin e Tiranës që frekuentohet gjatë ditës nga një trafik shumë i lartë automjetesh të tonazheve të ndryshme”, tha ajo, duke shtuar se “në 6 vite qeveria ka bërë rreth 300 metra rrugë në vit”.

Mirela Karabina, theksoi se, edhe pse ministrja Belinda Balluku premtoi që në shtator të 2023-it do të kishin përfunduar të gjitha lotet që kompletonin Unazën e Madhe të Tiranës ky segment dhe të tjerë ende nuk kanë përfunduar.

“Ky segment rruge që fillon nga pallati me Shigjeta e deri tek sheshi Sheshi Shqiponja është 2.2 kilometra dhe kostoja fillestare, denoncuar asokohe dhe nga PD, është 20 milion euro për një kilometër, shifër kjo 8 apo 9 herë më e lartë se sa kostoja e Bypass- it të Vlorës dhe të Fierit të ndërtuar me fonde të BE-së dhe mbikqyrur nga to”, u shpreh Karabina.

Të këshilluara

Sarandë, zjarr në një kompleks pallatesh

Një zjarr ka rënë masditen e sotme në lagjen nr 1 në hyrje të qytetit të Sarandës. Bëhet me dije se zjarri ka rënë mes disa pallatesh në ndërtim. Siç raportohet...

16:00

Aksident në Tiranë, plagoset një vajzë

Një akident është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në rrugën "Xhanfize Keko", ku një 21-vjeçar me inicialet D. A., duke drejtuar automjetin ka përplasur 28-v...

17:05

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI