Flash

Rama takon Speed/ E habit me kopshtin 4 milion euro në kryeministri (VIDEO)

Lapsi.al 20 June 2024
Rama takon Speed/ E habit me kopshtin 4 milion euro në kryeministri (VIDEO)

Rreth 80 mijë vetë kanë ndjekur një transmetim live në Youtube të Speed, një prej personazheve të famshëm të rrjeteve sociale, që shpesh ka treguar pëlqimin e tij për Shqipërinë.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në vendin tonë, Speed ka bërë një vizitë në kryeministri. Pasi ka shkëmbyer disa batuta me Ramën në zyrë, personazhi i Youtube me mbi 23 milion ndjekës ka marrë dhuratë një libër me pikturat e kryeministrit.

Në dalje, Rama e ka ftuar të shohë "diçka që nuk e kishte parë kurrë", kopshtin vertikal në kryeministri. Speed është habitur vërtet me këtë projekt. Në fakt me këtë jemi habitur të gjithë. Sidomos pasi u mësua se kopshti vertikal i kryeministrisë, një tekë e Ramës ka kushtuar rreth 4 milion euro. Me sa dukej nga video është ende në ndërtim e sipër. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/live/hWDIHvBEzIY

Një burim nga kryeministria tha për Lapsi.al se këto ditë të nxehta vere, kur Rama s'ka asgjë për të bërë dhe muza për piktura nuk është më aty rrotull, nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të presë në zyrën e tij Kozakun, një personazh tjetër shumë i famshëm i rrjeteve sociale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI