Flash

Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë në 40 gradë

Lapsi.al 20 June 2024
Parashikimi i motit: Temperaturat arrijnë në 40 gradë

Vijon depërtimi i mëtejshëm i masave ajrore afrikane duke sjellë në vend mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites, por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 12°C ndërsa maksimalja pritet në zonat jugore dhe qëndrore deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së enjte republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin shqiptar. Megjithatë nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit të pësojnë sërish rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 34°C vlera maksimale në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë mbi 30 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV gjatë orëve të paradites paraqitet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe jugperëndimore të MV. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë në mëngjes, por mbeten të larta temperaturat në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C minimalja deri në 38°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Gadishulli Iberik dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të vijojnë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu, ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu gadishulli Skandinav do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura shiu, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI