Flash

“Dukesh e vjetër”, Kylie shpërthen në lot pasi lexon komentet

Lapsi.al 20 June 2024
“Dukesh e vjetër”, Kylie shpërthen në lot pasi lexon

Në një episod të ri të The Kardashians, Kylie Jenner emocionohet papritur për kritikat për pamjen e saj.

Në episodin e ri të sezonit 5, të titulluar "Baby Rocky", Kylie kalon kohë me motrën e madhe Kendall Jenner dhe ato shprehen se ndjejnë se familja e tyre e famshme është sulmuar shpesh nga media dhe opinioni publik.

“Nëse do të flisnin në të njëjtën mënyrë që flasin për ne për ndonjë grua tjetër, njerëzit do ishin në mbrojtje të tyre gjatë gjithë ditës”, u shpreh Kendall. "Por për disa arsye, njerëzit mendojnë se ne jemi pa ndjenja.”

“Është një mrekulli që unë kam ende vetëbesim dhe munt të shikohem në pasqyrë dhe të mendoj se jam e bukur”, pranon Kylie, duke u thënë më vonë kamerave. “Pas 10 e më shumë vitesh që kam dëgjuar për [dukjen time], thjesht bëhet rraskapitëse”.

Megjithatë, teksa rrëfen se ka lexuar komentet e këqija për pamjen e saj në postimet në rrjetet sociale, ajo shpërthen në lot, duke pranuar: "Nuk kam qarë kurrë më parë për këtë, por më prek".

"Është thjesht si, pse njerëzit mendojnë se është në rregull të flasin për mua?" ajo qan, ndërsa Kendall e përqafon.

“Njerëzit kanë folur për pamjen time që kur isha 12, 13 vjeçe. Para se të merrja mbushjen e buzëve, njerëzit flisnin për pamjen time”, rrëfen Jenner. “Dukesh e vjetër”, komenti që shoh nën çdo postim”.

 

Të këshilluara

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë

Këngëtari i njohur Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Lajmi u konfirmua nga vetë artisti,  përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. “Dora...

21:27

Celine Dion rikthehet në tapetin e kuq

Celine Dion u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq, pasi zbuloi se është diagnostikuar me sindromën e rrallë të “personit të ngurtë” (SPS). Këngëtarja pro...

14:21

Ndahet nga jeta aktorja franceze

Aktorja franceze Anouk Aimée është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Aimée u shfaq në dhjetëra filma gjatë karrierës së saj të aktrimit tetë dekadash, duk...

21:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI