Flash

Në Bruksel diskutohet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lapsi.al 19 June 2024
Në Bruksel diskutohet për heqjen e masave ndëshkuese ndaj

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian diskutojnë për mundësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës të vendosura një vit më parë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Diskutimi mbështetet në raportin e Shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josef Borrell lidhur me përmbushjen e kushteve për heqjen e masave dhe burimet në Bruksel thanë se raporti propozon heqjen e tyre. Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha sot se qeveria shpreson që asnjë shtet të mos kundërshtojë heqjen e masave.

“Ka pas dy-tre shtete të cilat kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pas të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave por shumica absolute e vendeve besojnë se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë, mos vendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë që i është bërë Kosovës”, tha ai.

Tashmë po bëhen një vit që kur qeveria e Kosovës u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, ku dërgimi i kryetarëve shqiptarë të komunave në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar, u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Bashkimi Evropian kishte kërkuar shtensionimin e situatës në veri, largimin e njësive të posaçme të policisë nga ndërtesat komunale dhe organizimin e zgjedhjeve të reja për kryetarë të komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Që nga ajo kohë situata në veri të vendit është përshkuar me tensione dhe autoritetet ndërkombëtare po u bëjnë thirrje palëve që të shmangin veprimet që mund të tendosin edhe më tej situatën dhe të punojnë për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndëmrjet tyre.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet sot në Beograd me udhëheqësit serbë një ditë pasi qëndroi në Prishtinë, ku tha se vizita e tij ka të bëjë me mënyrën e ri përqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrin palët për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes.

Në muajin mars të këtij viti u mbush një vit që kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj ende nuk ka filluar. Zyrtarët evropianë kanë kushtëzuar integrimet evropiane dhe proceset tjera të integrimit për të dyja vendet me zbatimin e marrëveshjes

Në muajin prill ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratuan ndryshimet në kapitullin 35 të negociatave të anëtarësimit të Serbisë, duke i bërë pjesë të tij detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Kosova dështoi në muajin maj të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pasi që autoritetet nuk pranuan kërkesat e vendeve kryesore evropiane për të dërguar projekt statutin për themelimin e Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. /Marrë nga VOA

Të këshilluara

Rrihet oficeri i policisë në Korçë

Dhunohet një oficer i krimit ekonomik të drejtorisë vendore të qarkut Korçë. Burime të siguruara pranë kësaj drejtorie thanë se sherri ka nisur në një lokal ...

18:57

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI