Flash

Russell Crowe reagon ndaj deklaratës së Dakota Johnson

Lapsi.al 18 June 2024
Russell Crowe reagon ndaj deklaratës së Dakota Johnson

Russell Crowe mbrojti së fundmi kompaninë "Marvel" pasi Dakota Johnson kritikoi filmin e saj  "Madame Web", duke thënë se projekti ishte "i bërë nga komitetet" dhe nuk kishte asnjë vlerë artistike.

"Këto janë punë," tha Crowe në një intervistë për GQ. “Ti e di: ky është roli yt, luaje rolin. Nëse pret që kjo të jetë një lloj ngjarjeje që të ndryshon jetën, thjesht mendoj se po e bën për arsye të gabuara.”

Dakota bëri filmin e saj të parë me superhero në fillim të këtij viti. "Madame Web",në të cilin luan gjithashtu  Sydney Sweeney, Emma Roberts dhe Adam Scott ishte një dështim në arkë. Vetë aktorja e kritikoi filmin në një intervistë me Bustle në mars.

“Fatkeqësisht, nuk jam e befasuar që filmi pati këto rezultate”, tha ajo. “Por ishte padyshim një përvojë për mua të bëja atë film. Nuk kisha bërë kurrë diçka të tillë më parë.”

Ajo gjithashtu tha, "Unë ndoshta nuk do ta bëj më kurrë diçka të tillë sepse nuk përshtatem me  atë botë. Dhe këtë e di tani. Por ndonjëherë në këtë industri, ju pranoni të bëni këtë projekt, por gjatë rrugës ai bëhet një gjë krejtësisht e ndryshme, dhe ju jeni, si, "Prisni, çfarë?""

Johnson gjithashtu fajësoi Sony dhe Marvel për mënyrën se si e prodhuan filmin.

“Është kaq e vështirë të bësh filma dhe në këta filma të mëdhenj që bëhen … vendimet merren nga komitetet dhe arti nuk funksionon mirë kur bëhet nga komiteti,”shtoi aktorja. “Filmat bëhen nga një regjisor dhe një ekip artistësh rreth tyre. Nuk mund të bësh art bazuar në numra dhe algoritme."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Wiz Khalifa, baba për herë të dytë

Wiz Khalifa do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije në Instagram vetë reperi (emri i vërtetë i së cilit është Cameron Jibril Thomaz) dhe ...

16:44

Lista e fituesve të "Tony Awards 2024"

E organizuar nga Ariana DeBose për të tretin vit radhazi," Tony Awards" mblodhi interpretues nga shfaqjet më të mira të vitit, duke përfshirë The Outsiders, bas...

10:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI