Flash

Forumi global i medias DW, Baerbock: Gazetaria e pavarur në mbarë botën është nën presion

Lapsi.al 18 June 2024
Forumi global i medias DW, Baerbock: Gazetaria e pavarur në mbarë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në konferencën e DW-së Global Media Forum (GMF): "Aty ku liria e shtypit është nën presion, rrezikohet liria e të gjithë qytetareve dhe qytetarëve”

"Gazetaria e pavarur është në mbarë botën nën presion. Forca e gazetarisë konsiston në afësinë e saj për të rrëfyer histori, që mund të kishin mbetur të panjohura, të shtrojë pyetje, që ndryshe do të kishin mbetur pa përgjigje, t'u kërkojë llogari, atyre pushteti i të cilëve është i pakontrolluar”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një fjalim në konferencën vjetore të medias "Global Media Forum”, që me organizimin e Deutsche Welle-s (DW) zhvillon punimet dyditore në Bon. Sivjet konferenca ka si moto "Sharing Solutions”.

Ministrja e Jashtme vizitoi fillimisht selinë e DW-së në Bonn, ku bisedoi me gazetare dhe gazetarë nga Ukraina, Bjellorusia dhe Rusia, që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të kushteve të vështira.

"Sipas Reporterëve pa kufij ka rënie të lirisë së shtypit pothuajse në të gjitha rajonet e botës. Një arësye për këtë është, se gazetaret dhe gazetarët në luftra e konflikte shpesh kthehen në objektiv sulmesh”, tha Baerbock në fjalën kryesore në hapje të konferencës.

Më pas Baerbock diskutoi në panelin "Fuqia e Demokracisë” sulmet në rritje ndaj të drejtave të lirisë si dhe censura, disinformacioni dhe fushatat e urrejtjes. Baerbock theksoi, se: "Qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë solidaritetin shoqëror."

Përmes një mesazhi me video, kryeministri i landit të Renanisë Veriore - Vestfalisë, Hendrik Wüst nënvizoi rolin vendimtar të kompetencës mediatike në epokën digjitale: "Digjitalizimi me mundësitë vrullshëm në rritje për informacionin është një shans dhe sfidë njëkohësisht. Shumë njerëz e kanë të vështirë të dallojnë mes së vërtetës dhe të pavërtetës. Ndaj këtu fiton peshë kompetenca mediatike" theksoi Wüst, duke nënvizuar rëndësinë e konferencave të tilla si Global Media Forum për shkëmbim përvojash dhe ideshë.

Drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welle-s, Peter Limbourg, theksoi efektet e dyfishta të inteligjencës artificiale ndaj medias dhe rëndësinë që ka komportimi i njeriut me këtë ofertë të re të teknologjisë kompjuterike: "Jo vetëm bota digjitale ndryshon gazetarinë, por edhe inteligjenca artificiale do t'i hapë horizonte të reja asaj. Një përparim i vërtetë nuk mund të arrihet, nëse njerëzit prodhojnë vetëm përmbajtje ose përcaktojnë agjendën e lajmeve. Inteligjenca artificiale ofron shanse të mëdha për gazetarinë, nëse ne e përdorim me etikë dhe si mjet mbështetës këtë arritje dhe jo si zëvendësim të punës gazetareske.

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, por vendimet e rëndësishme në gazetari duhet të merren nga njerëzit, theksoi Limourg: "Kontrolli njerëzor është kyç për të shmangur disinformacionet si rrjedhojë e inteligjencës artificiale. Si gazetarë ne duhet ta përdorim me përgjegjshmëri të plotë inteligjencën artificiale, për për të ruajtur besimin e publikut, për të garantuar raportim të saktë dhe për të mbështetur demokracinë."

Marre nga DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI