Flash

Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500 mijë bashkëshortë të amerikanëve

Lapsi.al 18 June 2024
Biden lehtëson rrugën për shtetësi për gati 500

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në Shtetet e Bahskuara, që janë të martuar me shtetas amerikanë. Ky vendim është në kundërshtim të plotë me planet e rivalit republikan, Donald Trump, për dëbime masive.

“Ne mund ta rregullojmë këtë. Edhe këtë po e bëj sot”, ka thënë Biden prej Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar përpjekjeve për të legalizuar qëndrimin e kësaj kategorie të migrantëve. “Hapat që do të marr sot mbështeten në masë prej popullit amerikan”.

Programi do të vlejë për gati 500.000 bashkëshortë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, nisur prej 17 qershorit, është thënë në deklaratat e lëshuara prej Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare. Programi do të përfshijë edhe rreth 50.000 fëmijë nën moshën 21-vjeçare, që kanë një prind amerikan. Biden, demokrat që synon një mandat të dytë si president, i ka fituar zgjedhjet edhe me premtimin për të përmbysur shumë politika kufizuese për migrantët, të fuqizuara prej paraardhësit së tij, Trumpit, i cili, po ashtu, synon edhe një mandat në Shtëpi të Bardhë.

Mirëpo, i përballur me arrestime masive të migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, Biden e ka ashpërsuar tonin ndaj migrantëve në muajt e fundit. Më herët gjatë këtij muaji, Biden ua ka ndaluar migrantëve që kalojnë paligjshëm kufirin SHBA-Meksikë që të kërkojnë azil – politikë e ngjashme me atë të Trumpit, dhe e cila është kritikuar prej disa demokratëve dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e migrantëve. Megjithatë programi për legalizim të bashkëshortëve të shtetasve amerikanë mund të forcojë mesazhin e tij se mbështet një sistem më njerëzor të migrimit dhe që dallon prej Trumpit.

Në SHBA veçse ekziston një mënyrë që migrantët e martuar me amerikanë të sigurojnë leje të qëndrimit. Mirëpo në shumicën e rasteve, ata që kanë hyrë ilegalisht në SHBA, fillimisht duhet të kthehen mbrapsht në vendlindjet e tyre për disa vjet, para se t’iu mundësohet kthimi në mënyrë të ligjshme.

Program i ri do t’iu mundësojë tani atyre që të aplikojnë për leje të qëndrimit pa u larguar prej SHBA-së dhe nëse sigurojnë lejen për qëndrim, ata kanë mundësi të aplikojnë edhe për shtetësi. Personat që konsiderohet se përbëjnë kërcënim për sigurinë publike apo kanë histori të problemeve, nuk do të mund të aplikojnë. Zbatimi i programit do të nisë në muajt e fundit dhe besohet se meksikanët do të përfitojnë më së shumti prej tij. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Sarandë, turistit i merr flakë makina

Një makinë ka marrë flakë këtë pasdite në afërsi të Sarandës. Bëhet me dije se makina që ka marrë flakë ishte marrë me qira nga një turist spanjoll. “Shërbim...

18:06

Zjarr në Gjirokastër

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pjesën e sipërme të Malit të Gjerë. Zjarri është përhapur mbi fshatin Mashkullorë në Gjirokastër. Mësohet se zja...

16:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI