Flash

DYSHIMET/ Edhe djali i Vuçiç mes sherrit të tifozëve serbë me ata anglezë

Lapsi.al 17 June 2024
DYSHIMET/ Edhe djali i Vuçiç mes sherrit të tifozëve

Djali i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dyshohet se u përpoq të bashkohej me një përleshje huliganësh me tifozët anglezë përpara ndeshjes së të dielës. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale thuhet se bëhet fjalë pikërisht për Danilo Vuçiç që tërhiqet zvarrë nga rojet.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një person, për të cilin mediat gjermane dhe kroate kanë thënë se është pikërisht Danilo Vucic, por identiteti i tij nuk është konfirmuar.

Ky person tenton të përfshihet në një sherr masiv jashtë një restoranti në qytetin gjerman të Gelsenkirchen. Daily Mail citon T-Online dhe media të tjera që pretendojnë se djali i Vuçiç mbrohet nga “Cobra”, një njësi elitare e forcave speciale përgjegjëse për mbrojtjen e tij. Pamjet dramatike që kanë qarkulluar në internet, thuhet se tregojnë pikërisht 26-vjeçarin duke u munduar për të çliruar nga 3 roje teksa përpiqet të marrë pjesë në përplasjen e dhunshme.

Në atë skenë kaotike shihen të fluturojnë shishe, karrige dhe tavolina teksa tifozë të të dyja skuadrave shkelmohen dhe rrihen duke i lënë disa prej tyre të plagosur. Kjo ka detyruar dhjetëra policë të ndërhyjnë për të shuar trazurën. Pavarësisht raportimeve se Vuçiç është personi që duket në videon që qarkullon në mediat evropiane, nuk ka pasur asnjë fjalë nga autoritetet serbe mbi pretendimet dhe identiteti i Vuçiqit nuk është konfirmuar.

Në vitin 2018, djali i presidentit u fotografua në tribunat e një ndeshje futbolli në Rusi mes anëtarëve të bandës “Janjicari” e drejtuar nga huligani famëkeq Veljko Belivuk, i dyshuar si trafikant kokaine. Babai i tij pretendoi se djali i tij ishte vënë në padrejtësisht në shënjestër nga mediat për shkak të fotove dhe këmbënguli se ai ishte një “djalosh i ndershëm dhe i denjë”.

Pas përplasjes së të dielës, autoritetet zbuluan se 7 serbë dhe 1 shtetas anglez u ndaluan përkohësisht dhe u ndaluan të merrnin pjesë në ndeshjen e Grupit C, i cili përfundoi me fitoren 1-0 për Anglinë. “Ishte një sherr mes tifozëve anglezë dhe serbë, të cilët u ndanë nga policia. Masat e mëtejshme janë duke u zhvilluar dhe ngjarja është aktualisht duke u sqaruar”, - tha një drejtues i policisë gjermane.

Oficerët ndërhynë pasi shpërthyen përplasjet mes tifozëve jashtë një bar-restoranti të zbukuruar me flamuj serbë. Policia tha se një grup tifozësh të Serbisë po hanin kur një grup i madh tifozësh të Anglisë u përpoqën të futeshin brenda. Një tifoz anglez thuhet se ka marrë plagë në kokë. Policia e përshkroi sherrin si të vetmen përplasje të dukshme mbrëmjen e së dielës. Daily Mail thotë se ka kontaktuar Ambasadën e Serbisë për një koment. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI