Flash

Ç’po ndodh në ishujt grekë/ 6 turistë të vdekur ose të zhdukur në 9 ditë

Lapsi.al 17 June 2024
Ç’po ndodh në ishujt grekë/ 6 turistë të vdekur

Autoritetet policore greke janë angazhuar në një operacion masiv për gjetjen e 3 turistëve të huaj të zhdukur në 2 ishuj ndërsa 2 të tjerë u gjetën të vdekur gjatë fundjavës. Ekipet e kërkim - shpëtimit të pajisur me qen nuhatës, helikopterë dhe dronë janë duke kërkuar në ishujt cikladikë të Sikinos dhe Amorgos për 2 gra franceze dhe 1 burrë amerikan që u zhdukën javën e kaluar.

Kryebashkiaku i Sikinos, Vassilis Marakis tha se shërbimet e urgjencës ishin fokusuar në terrenet shkëmbore në të cilat dy alpinistet femra mund të kenë humbur.

“Vullnetarë kanë ardhur nga Santorini, zjarrfikësit, policia dhe një qen i trajnuar kanë kërkuar, por terreni është shkëmbor dhe plot me lugina. Përpjekjet kanë qenë të mëdha, por zona ku ata u zhdukën është e vështirë dhe, për fat të keq, ne ende nuk i kemi gjetur" - tha ai.

Në harkun e 9 ditëve, 6 pushues të huaj ose janë gjetur të vdekur ose janë të zhdukur në ishujt grekë. Mes viktimave është edhe prezantuesi britanik i BBC-së, Michael Mosley. Besohet se të gjitha rastet lidhen temperaturat jashtëzakonisht të larta të ditëve të fundit.

67-vjeçari Mosley mendohet se ndërroi jetë brenda disa orësh pasi doli për një shëtitje gjatë së cilës mori një kthesë të gabuar dhe përfundoi në një gadishull shkëmbor në Symi, një ishull tjetër i largët në Egje. Ai u zbulua më 9 qershor pak metra larg një resorti bregdetar, 5 ditë pasi gruaja e tij e raportoi të zhdukur.

Të shtunën, ekipet greke të kërkimit njoftuan se trupi i një holandezi 74-vjeçar, i zhdukur për gati një javë u gjet në një grykë në ishullin lindor të Egjeut, Samos, afër bregdetit turk. Disa orë më vonë, policia greke njoftoi se një turist amerikan 70-vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga e enjtja në ishullin Mathraki, në perëndim të Korfuzit, ishte gjetur i vdekur në një plazh të largët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI