Flash

"Shqipëria ka narko-ekonomi"/ Meta: T’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi

Lapsi.al 15 June 2024
"Shqipëria ka narko-ekonomi"/ Meta: T’i japim fund

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë së Lirisë në Fier deklaroi se Shqipëria sot është një narko-ekonomi. Kreu i PL-së ka vijuar me akuzat e tij drejt kreut të SPAK, Altin Dumani. Meta e quajti sërish ‘Dumdumani’, duke e akuzuar kreun e SPAK që është një marjonetë e Edi Ramës.

Meta theksoi se duhet t’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi. Sipas Metës, Fieri dhe mbarë vendi kanë nevojë për ndryshim dhe se ndryshimi do të vijë.

Ilir Meta: Kjo është narko-ekonomi. Kullat në Tiranë janë bërë me para droge. Pse nuk bëhet zonë industriale në Fier dhe të rinjtë të punojnë këtu? T’i japim fund politikës, që synon largimin e rinisë nga Shqipëria. T’ju hapet rruga të rinjve, që kanë mendimet e tyre për vendin, që kërkojnë më shumë. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Çfarë është kjo “prindi 1” dhe “prindi 2”. Ne do i japim drejtim tjetër Fierit. Të ndezim shpresë të jashtëzakonshme tek të rinjtë e Shqipërisë. Është denoncim i këtij narko regjimi që ka instaluar Rama bashkë me McGoniogal e tij, duke përdorur marioneta të tilla si Dumdumani. Dumdumnai përdoret për të goditur figura të opozitës që të mos shqetësohet Rama për skandalet e panumërta që ai ka bërë dhe bën çdo ditë. Si shpjegohet që ka gjysmën e qeverisë në burg për 17 vendime që janë pranuar në praninë e tij për 2 orë, janë kundërshtuar e zeza mbi të bardhë drejtori i prokurimeve, dhe ai nuk është thirrur asnjëherë, përveç dhjetëra aferave të tjera. Si mund të jetojë ende në liri dhe vazhdon të vjedhë shefi i kompanisë së vërtetë 5D, Erion Veliaj”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI