Flash

Tom Hardy rikthehet në "Peaky Blinders"?

Lapsi.al 14 June 2024
Tom Hardy rikthehet në "Peaky Blinders"?

Tom Hardy ka folur së fundmi për rikthimin e “Peaky Blinders” dhe ka lënë të hapur mundësinë që ai të jetë pjesë e kastit.

“Njëqind për qind, Alfie patjetër do të dalë, por nuk e di kur”, tha ai. Hardy luajti Alfie Solomons, kreun e një bande me bazë në Camden Town. Edhe pse kasti për filmin e ardhshëm nuk është bërë i ditur, krijuesi Steven Knight ka konfirmuar se Murphy do të jetë sërish në rolin kryesor. Pak më parë, përmes Twitter-it, ekipi i Netflix publikoi një foto nga skenari i filmit, të cilin Tom Harper e drejton sërish. “Tommy Shelby Shelby është kthyer. Një film Peaky Blinders me Cillian Murphy po vjen në Netflix”, thuhet në postim.
"Duket sikur Tommy Shelby nuk kishte mbaruar me mua… Është shumë kënaqësi të ribashkëpunohesh me Steven Knight dhe Tom Harper në versionin filmik të Peaky Blinders. Kjo është  për fansat,” tha gjithashtu Murphy në një deklaratë të shpërndarë në faqen X të Netflix (dikur Twitter)./Lapsi.al

Të këshilluara

Ariana Grande "bën paqe" me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një vit pasi ajo thuhet se e la atë si menaxherin e saj. Në një...

14:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI