Flash

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Lapsi.al 14 June 2024
Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”. Rexha publikoi një foto në Instastory, në të cilën shfaqet një bisedë në Instagram ku një anëtar i skuadrës së saj e pyeste nëse kishte interes që të bënte kontent për rrjete sociale me reperin.

“G-Eazy, ti e ke numrin tim. Pse nuk më shkruan dhe të më pyesësh vetë, dështak mosmirënjohës? Je me fat që njerëzit të kanë prapë qejf”, u shpreh artistja.  “Meqë ra fjala, përgjigjja është jo! Uroj të jesh mirë”.

Këngëtarja vazhdoi pastaj në X, ku ajo ri-publikoi një foto të saj dhe Halsey në një postim në Twitter nga 13 janari. “Bebe Rexha dhe Halsey po flasin për mënyrën se si e mbajtën karrierën e G-Eazy”, thuhet në postim.

 

[embed]https://twitter.com/justnotsteady/status/1746285840740020706[/embed]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI