Flash

Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohet 51-vjeçari në Dimal

Lapsi.al 13 June 2024
Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohet

Një 51- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dimal, pasi organizonte lojëra fati. Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", janë sekuestruar 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

"Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit", ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps  dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.5 lekë dhe do shitet m...

08:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI