Flash

Kevin Jonas zbulon se është diagnostikuar me kancer në lëkurë

Lapsi.al 12 June 2024
Kevin Jonas zbulon se është diagnostikuar me kancer në

Kevin Jonas ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në lëkurë.

“Sot do të heq një karcinomë të qelizave bazale nga koka ime”, tha anëtari i Jonas Brothers në videon e publikuar në Instagram, ku tregoi edhe një nishan në pjesën e sipërme të ballit. “Ky djaloshi i vogël është një kancer në lëkurë që ka nisur të rritet. Tani duhet të operohem që ta heq”, vijoi ai.

Më pas, duke ndarë një video pas operacionit, Kevin tregoi plagën e tij dhe tha se:

“Mirë, gjithçka mbaroi. Tani është koha të shërohem dhe po shkoj në shtëpi. Sigurohuni që t’i kontrolloni nishanet”.

 

Karcinoma e qelizave bazale (BCC) është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës, e cila krijohet në shtresën e epidermës. Ndonëse mund të kapet shpejt, sërish, mund të pushtojë indet përreth dhe të shkaktojë dëme edhe shpërfytyrim.

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI