Flash

“AS”: Skandal në Shqipëri, Europiani paralizon politikën e vendit

Lapsi.al 12 June 2024
“AS”: Skandal në Shqipëri, Europiani paralizon

Ndryshe nga tradita seanca plenare e së enjtes u zhvillua këtë të mërkurë. Kjo për shkak të kampionatit europian të futbollit ku shumë deputetë do të nisen drejt Gjermanisë për të ndjekur Shqipërinë në stadium. Disa prej tyre do të udhëtojnë me makinë, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes hapëse me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.

Për këtë arsye edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament. Ky ndryshim ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, ku e përditshmja spanjolle sportive “AS” i ka kushtuar një artikull kësaj situate të krijuar së fundmi, me titull: "Skandal në Shqipëri: Europiani paralizon politikisht vendin”.

SHKRIMI I PLOTË

Mbi 50 mijë shqiptarë, shumë me banim në Gjermani, por edhe disa mijëra të zhvendosur, pritet të ndjekin ndeshjen debutuese të ekipit të tyre në Westfalenstadion të Dortmundit kundër Italisë. Shqipëria rikthehet në një kampionat madhor pas paraqitjes së parë të këtij lloji, në Francë 2016, por

Euro 2024 po e paralizon Shqipërinë: edhe politikisht.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë, ka ndryshuar rrënjësisht planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit vendas, një pjesë e mirë e 140 deputetëve që përbëjnë parlamentin do të udhëtojnë drejt trojeve gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare e kësaj jave nuk do të zhvillohet të enjten, siç ndodh zakonisht, por këtë të mërkurë. Shumë prej tyre do të udhëtojnë me makinë dhe kanë nevojë për më shumë se një ditë për të udhëtuar.

Shumica e përfaqësuesve politikë do ta ndjekin ndeshjen në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Dhe jo vetëm kaq. Në parim, të njëjtët deputetë do të qëndrojnë për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë në Hamburg më 19 dhe kundër Spanjës në Dusseldorf, në datën 24. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend duke shkaktuar një skandal të vërtetë për disa anëtarëve të opozitës.

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi sqarime mazhorancës së kryesuar nga kryeministri Edi Rama për këtë “shkelje të rregullores”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni Kuvendin si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtuesit të seancës, do të duhet t'u sqaroni qytetarëve se pse na ka ardhur një arsye fyese, pse seanca është zhvendosur nga e enjtja në të mërkurën.

Ju keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja (udhëtimi për në Europian), është një veprim i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale” - tha ai. ©Marrë nga gazeta AS, përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI