Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Kurti: BE është synimi ynë politik dhe NATO destinacioni ushtarak

Lapsi.al 12 June 2024
25-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Kurti: BE është

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës se 25-vjetori i çlirimit të vendit, është ditë e veçantë. Kurti tha gjithashtu se është e rëndësishme të përqendrohemi në të tashmen për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar deri këtu. Kryeministri i Kosovës u shpreh më tej se 12 qershori i vitit 1999 është fiksuar si dita e çlirimit të Kosovës sepse atë ditë dhjetëra e mijëra ushtarë të NATO-s kaluan kufirin dhe u futën si trupa këmbësorie në territorin e Kosovës.

Ai shtoi se 25 vjet pas çlirimit, duam marrëdhënie të mirë me fqinjët, me njohje e pa sulme. Kurti theksoi se pikërisht se kemi vuajtur dhe kemi humbur, tash duam që Kosova e të gjithë qytetarëve ta gëzojnë, shumica shqiptare me pakicat.

“Kjo erdhi pas fushatës 78 ditore të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi në përpjekje për ta ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin që shteti serb po e kryente mbi shqiptarët në Kosovë. Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, e njohje, pa sulme. Kurrë më të lirë e të pavarur nuk kemi qenë”, tha Kurti.

Të këshilluara

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK sot rreth orës 10:00. Ajo mbërriti në dyert e Prokurorisë së Posaçme e vetme, e pa shoqë...

10:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI