Flash

Rihanna zbulon nëse do largohet nga muzika pas aludimeve

Lapsi.al 11 June 2024
Rihanna zbulon nëse do largohet nga muzika pas aludimeve

Rihanna së fundmi dha një përditësim për albumin e saj të shumëpritur, të quajtur R9 nga fansat, dhe mbylli thashethemet e fundit rreth muzikës së saj, të cilat filluan kur ajo u pa në New York City me A$AP Rocky me një bluzë ku shkruhej: " I'm Retired( Unë kam dalur në pension)."

"Njerëzit u nxitën nga bluzja" tha Rihanna për ET. "Ata ishin si "Ajo nuk do e publikojë albumin". Askush nuk e lexoi rreshtin tjetër, i cili thonte, "This is as dressed up as I get".

Fansat nuk duhet të shqetësohen pasi Rihanna i tha ET se ajo është futur në studio - por kjo kërkon kohë.

“Mendoj se muzika, për mua, është një zbulim i ri”, tha ajo. "Unë jam duke rizbuluar gjëra. Unë kam qenë duke punuar për album për kaq shumë kohë sa i lashë të gjitha ato gjëra mënjanë dhe tani jam gati të kthehem në studio."

Procesi i Rihanna-s përfshin rishikimin e këngëve që ajo tashmë i ka -- por ka ende gjëra të reja.

“Po, po e filloj nga e para”, ka treguar nëna e dy fëmijëve. "Por unë nuk dua të neglizhoj këngët që kam, kështu që në fakt dua të kthehem dhe t'i dëgjoj gjëra m me këndvështrimin tim të ri dhe më pas të shoh se çfarë vlen dhe me çfarë jam ende e dashuruar."

Edhe pse ajo nuk ka publikuar një album që nga viti 2016 Anti, hitet e saj të vjetra ende po gjejnë sukses. Javën e kaluar, kënga e Rihanna-s e vitit 2012, "Diamonds", u certifikua nga RIAA Diamond.

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI