Flash

Bëri gjeste të turpshme, 64-vjeçari arrestohet gjatë koncertit të Swift

Lapsi.al 11 June 2024
Bëri gjeste të turpshme, 64-vjeçari arrestohet gjatë

Një burrë 64-vjeçar është akuzuar për "Voyeurism"  pasi mori pjesë në një nga turnetë e Taylor Swift në Eras në Edinburg, Skoci gjatë fundjavës.

Policia e Skocisë konfirmoi se burri është vënë në pranga në mes të turmës. Mbikëqyrësi David Happs tha: Një burrë 64-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për veprime të turpshme të kryer brenda Murrayfield gjatë ngjarjes të shtunën.“Ai u lirua dhe është caktuar masa detyrim paraqitje në Gjykatën Sherif të Edinburgut në një datë të mëvonshme.”

‘Voyeurism’ përkufizohet si një akt ku dikush merr kënaqësi seksuale duke parë, fotografuar ose regjistruar të tjerët duke bërë diçka që zakonisht është private. Është një ofendim kur bëhet pa lejen e personit.

Krijuesja e hitit "Fortnight" filloi turneun e saj global në Mbretërinë e Bashkuar të premten me 3 shfaqje të shitura në kryeqytetin skocez. Çdo natë, këngëtarja "Cruel Summer" performoi para një turme prej 73,000 personash, duke e bërë koncertet e saj më të ndjekur në historinë e Skocisë.

“Edinburgu!!!  “Faleminderit për thyerjen e rekordit të të gjitha kohërave dhe për të gjitha mënyrat që na bëtë të ndiheshim si në shtëpi. Ju dua të gjithë 220,000 ju!!!””, shkroi Swift në Instagram.

Të këshilluara

Konfirmohet vazhdimi i "Practical Magic"

Të hënën, Warner Bros konfirmoi një vazhdim të filmit "Practical Magic" të vitit 1998 -- ku interpretojnë Sandra Bullock dhe Nicole Kidman si motrat Sally dhe G...

21:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI