Flash

Teliti: Me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi

Lapsi.al 10 June 2024
Teliti: Me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 11 para bashkisë së Tiranës.

Teliti u shpreh se demokratët dhe shqiptarët nuk pranojnë instalimin e diktaturës. Ai theksoi në fjalën e tij, se vetëm me protesta të qëndrueshme arrihet qëllimi madhor, ndryshimi i pushtetit.

"Në këtë protestë të 11 ne kemi treguar diçka, që ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi as para gardheve policore, as ndaj presioneve, as nga skafandrat që po afrohen tani, as nga dyqanet mediatike të blera. Nuk dorëzohemi sepse ne jemi me të drejtën, qyterarët. Nuk dorëzohemi deri ditën që ata që kanë vjedhur e po shkatërrojnë Tiranën e Shqipërinë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

E ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë qëndron në shpresën e vetme për ta kthyer Tiranën dhe Shqipërinë në shinat e demokracisë. Diktaturën e kanë parë dhe jetuar prindërit tanë. E kanë parë dhe jetuar edhe shumë prej nesh, ndonëse në moshë të re.

Diktaturën ne nuk e pranojmë dhe çdo qëllim i mazhorancës aktuale në nivel qendror dhe lokal për të instaluar diktaturën në Tiranë dhe Shqipëri do të marrin përgjigjen e merituar atë të shqiptarëve të bashkuar, sepse vetëm të bashkua ne do të ja dalim. Qëllimi i ndryshimit të madh, arrihet vetëm me protestë të qëndrueshme, periodike, pa kthim pas dhe protestë gjithnjë e më të shumtë. Prandaj të gjithë ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë më të bindur se kurrë se jemi në anën e të drejtës dhe përgjegjësia është në supet tona, përgjegjësia për ta bërë Tiranën një qytet normal dhe të jetueshëm.", tha Dorian Teliti.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI