Flash

Aksident i rëndë në aksin Laç-Fushë Mamurras, humb jetën 43-vjeçari

Lapsi.al 10 June 2024
Aksident i rëndë në aksin Laç-Fushë Mamurras, humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin rrugor “Laç-Fushë Mamurras”, ku ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes shoferi 43-vjeçar. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI