Flash

JLo dhe Affleck shesin rezidencën e tyre mes aludimeve për divorc

Lapsi.al 9 June 2024
JLo dhe Affleck shesin rezidencën e tyre mes aludimeve për divorc

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thuhet se po shesin rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh në Beverly Hills mes thashethemeve  për divorc.

Çifti i Hollivudit ka angazhuar sekserin Santiago Arana  për të lehtësuar shitjen, sipas TMZ. Pavarësisht ekspozimit të pronës për dy javë, ende nuk ka blerës serioz. Çifti shpreson të marrë rreth 65 milionë dollarë për shtëpinë, pasi ata po përballen me një goditje të konsiderueshme financiare për shkak të komisioneve të ndërmjetësit, një takse të re mbi pronat me vlerë të lartë dhe rinovimet e shumta.

Pasuria prej 43,000 metrash katrorë, e blerë nga Lopez dhe Affleck në maj 2023 për 60.85 milionë dollarë në para, përmban 17 dhoma gjumi, 30 banja, parkim për 80 automjete, një kompleks sportiv të brendshëm, një bar sportiv, zona relaksimi në natyrë dhe një pishinë.

Vendimi i çiftit për të shitu pronën  vjen mes spekulimeve në rritje për mosmarrëveshjet e tyre martesore. Raportet sugjerojnë se Affleck ka qëndruar në një banesë të veçantë dhe Lopez është parë duke kërkuar për shtëpi me një mik. Aktori  gjithashtu është parë pa unazën e tij të martesës, duke i nxitur më shumë spekulimet. Burime pranë çiftit thanë për Us Weekly se ata tani janë në "dy faqe krejtësisht të ndryshme", me Ben që ndihet i lodhur nga martesa dhe nuk pajtohet me stilin e jetës së JLo.

Të këshilluara

Lista e fituesve të Daytime Emmy Awards 2024

Çmimet e 51-të vjetore Daytime Emmy nderuan më të mirët në TV, duke përfshirë emisione, telenovela, programe udhëtimi dhe kulinarie dhe më shumë. Dick Van Dy...

12:58

Meghan Trainor i rikthehet muzikës

Meghan Trainor i është rikthyer muzikës. Këngëtarjq  publikoi ditën e sotme albumin e saj të gjashtë të titulluar “Timeless”. Ai  përmban këngët “Been Like T...

21:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI