Flash

Detaje/ Grupet kriminale shqiptare në shënjestrën e EUROPOL dhe INTERPOL

Lapsi.al 8 June 2024
Detaje/ Grupet kriminale shqiptare në shënjestrën e EUROPOL dhe

EUROPOL dhe INTERPOL kanë ndërmarrë një operacion masiv në 6 shtete, me qëllim goditjen e grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe heroinës. Trafikantët ishin kryesisht shqiptarë bëjnë të ditur mediat e huaja. Operacioni i nisur ditën e martë, përfundoi me 17 shqiptarë të arrestuar, pjesa më e madhe janë prangosur në Belgjikë. Të arrestuar ka patur në Zvicër, Itali, Holandë, Austri dhe Gjermani.

Le Canton27.ch shkruan se nga operacioni i zhvilluar në Zvicër, ku mësohet se janë arrestuar 3 shqiptarë të grupit në fjalë dhe janë sekuestruar nëntë kilogramë heroinë dhe dy kilogramë kokainë.

EUROPOL ka njoftuar se banda e trafikut të drogës ishte e dhunshme dhe kishte në dispozicion një arsenal armësh zjarri dhe në të kaluarën ishte përfshirë në një atentat ndaj një rivali në Shqipëri. Po ashtu flitet për një grabitje të armatosur të një ngarkese me 395 kg marijuanë në mes të shkurtit të kryer në Bruksel.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI