Flash

Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për dokumentarin e Rai 3

Lapsi.al 6 June 2024
Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për

Ka nisur seanca plenare në kuvend. Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla.

'Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat.', tha Bardhi.

Sot parashikohet të diskutohen 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje. Në parlament pritet të ngrihen dy komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 91.8 lekë dhe do shitet m...

08:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI