Flash

La Repubblica/ Orët në komisariat të dy të rinjve që protestuan kundër Ramës dhe Melonit

Lapsi.al 6 June 2024
La Repubblica/ Orët në komisariat të dy të rinjve që

Gazetata italiane e së majtës La Repubblica në artikullin e gjatë që i ka kushtuar fushatës elektorale për zgjedhjet evropiane që Giorgia Meloni bëri në Shëngjin ka pasqyruar edhe incidentin me dy të rinj shqiptarë që patën një ide të veçantë ndërkohë që zhvillohej takimi i dy kryeministrave. Arlinda Lleshi dhe Edison Lika përfunduan në polici vetëm se vendosën të shprehnin protestën e tyre përmes një provokimi.

Ata u ngjitën një majën e një pallati mbi portin ku do të vendoset kampi për pritjen e refugjtëve të kapur në det nga anijet patrulluese italiane dhe ndërkohë që zhvillohej ceremonia e dy kryeministrave lëshuan një parrullë ku 5 nëntori i vitit 2023, dita e nënshkrimit të protokollit Rama Meloni, krahasohej me 7 prillin e 1939 kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Sikur ajo banderolë e varur në mur të mos mjaftonte ata kishin vendosur edhe një altoporlant nga i cili buçiste zëri i Benito Musolinit, në fjalimin e famshëm ku ai shpall dhënien e kurorës së mbretit të Shqipërisë monarkut Italian Vitorio Emanueli (video poshte).

[video width="360" height="636" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/06/vcompress_135.mp4"][/video]

Në fakt, provokimi inteligjent i dy të rinjve ishte i gjetur. E pasa sepse kryeministrja italiane drejton një parti post fashiste e cila njihet si pasardhësja direkte e këmizhëzinjve të Duçes. E dyta sepse protokolli i firmosur nga dy kryeministrat i njeh Italisë sovranitet të plotë mbi një pjesë të territorit sovran shqiptar.

LEXO ME TEJ:

Shkrimi në “Domani” që acaroi Ramën: Emigrantët në bastionin e klaneve

Por, shkruan La Repubblica kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak policisë shqiptare e cila i hoqi nga vendi ku kishin zgjedhur të protestonin dy të rinjtë dhe i mbajti ata të ndaluar në komisariatin e Lezhës. "Ata na thanë se për protestën tonë nuk kishim leje por motivi i ndalimit tonë ishte thellësisht politik" i tha të përditshmes italiane Edison Lika.

Ghithësesi incidenti i dy të rinjve shqiptarë mori më pak vëmendie mediatike sesa ai i deputetit opozitar italian Riccardo Maggi i partisë ‘Piu Europa’, që u përplas me kryeministren Georgia Meloni, gjatë daljes nga kampi i Gjadrit.

“Il Fatto Quotidiano”: Rama sulmoi mediat italiane në krah të Melonit

Ligjvënësi italian mbante në dorë një letër ku shkruhej “jo Guantanamos italiane”, por ai u shty, keqtrajtua dhe u gjakos nga badigardët shqiptarë. “Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Badigardët tuaj s’po më lejojnë e po më dhunojnë" i tha ai kryeministres italiane e cila iu afrua për ta shpëruar nga duar e rojeve.

"Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti”, u dëgjua ai duke iu drejtuar Melonit.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Zgjedhjet/ Europa po futet në fazën "Trump"

Politikani gjerman i ekstremit të djathtë Oliver Kirchner i bëri një propozim të papritur militantëve të partisë së tij për lëvizjet e pritshme të tregut në Gje...

14:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI