Flash

Komisioni Hetimor i TIMS/ Bardhi: Është konfirmuar, janë fshirë të dhënat për llogari të krimit

Lapsi.al 5 June 2024
Komisioni Hetimor i TIMS/ Bardhi: Është konfirmuar, janë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se dje në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS është konfirmuar denoncimi i opozitës se nga sistemi TIMS janë fshirë të dhëna. Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Bardhi theksoi se të dhënat janë fshirë për llogari të krimit të organizuar.

"Ajo që ka thënë opozita, që sistemi TIMS keqpërdoret duke fshirë, plotësuar, e shtuar dhe ndryshuar të dhëna për llogari të krimit të organizuar, është konfirmuar dje në komisionin e TIMS. Prandaj duan të mbyllin dyert e komisionit, sepse kanë përdorur një sistem të sigurisë kombëtare për ti shërbyer grupeve kriminale. Kanë fshirë të dhëna sipas interesit të tyre, që ata të kalojnë dhe të arratisen. Dhe kur të nxjerrë urdhër më pas SPAK, ata të gjenden në Dubai apo në vende ku ekstradimi bëhet i vështirë. Kjo është qeveria e Edi Ramës, është projekt politik. Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar dhe më pas kërkon aleancë me to, i keqpërdor në zgjedhje, i vendos përballë qytetarëve dhe më pas vendos qeverinë në funksion të tyre", tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI