Flash

Dhunoi xhaxhain e tij, prangoset 20-vjeçari në Mat

Lapsi.al 31 May 2024
Dhunoi xhaxhain e tij, prangoset 20-vjeçari në Mat

Një 20-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Drita në Mat, pasi për motive të dobëta po dhunonte xhaxhain e tij 58-vjeçar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Njoftimi i policisë:

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI