Flash

Merrte para me premtimin se t’u siguronte kontrata pune në Norvegji, vihet në pranga 60-vjeçari

Lapsi.al 29 May 2024
Merrte para me premtimin se t’u siguronte kontrata pune në Norvegji,

Një 60-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi mashtronte persona të ndryshëm, duke përvetësuar para, pasi i premtonte se do t’i bënte aksionerë në Norvegji, atje ku banonte.

"Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet m...

08:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI