Flash

Gisele Bündchen adreson thashethemet e tradhëtisë

Lapsi.al 29 May 2024
Gisele Bündchen adreson thashethemet e tradhëtisë

Gisele Bündchen ka reaguar ndaj thashetheme se ka tradhëtuar  Tom Brady.

Në një intervistë të re me The New York Times që u botua të shtunën, supermodelja mohoi që ajo të ketë qenë ndonjëherë e pabesë me ish-bashkëshortin e saj, nga i cili u nda pas 13 vitesh martesë në vitin 2022. Pas divorcit të tyre, Bündchen kaloi në një marrëdhënie e re me trajnerin e saj jiu-jitsu, Joaquim Valente, gjë që i shtyu njerëzit të vënë në dyshim afatin kohor të ngjarjeve dhe, nga ana tjetër, besnikërinë e saj ndaj yllit të NFL.

“Kjo është diçka që u ndodh shumë grave që fajësohen kur kanë guximin të lënë një marrëdhënie jo të shëndetshme dhe etiketohen si jobesnike,” vazhdoi Bündchen. “Ato duhet të merren me komunitetet e tyre. Ato duhet të merren me familjen e tyre."

Ajo shtoi: "Askush nuk e di se çfarë ndodh midis dy njerëzve, vetëm dy personat në marrëdhënie."

Gjatë intervistës, modelja  konfirmoi gjithashtu se ajo ishte në lidhje me Valente, duke thënë për median: “Kjo është hera e parë që po shoh dikë që ishte miku i imi fillimisht .Është shumë ndryshe. Është shumë e sinqertë dhe shumë transparente.”

Gisele dhe Brady u takuan për herë të parë në vitin 2006 në një takim blind i organizuar  nga një mik i përbashkët. Ata u martuan tre vjet më vonë dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Benjamin, dhe më paa një vajzë, Vivian, në 2012./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan Markle, një titull të ri mbretëror?

Harry dhe Meghan mund të kenë hequr dorë nga detyrat mbretërore por ata do të kenë gjithmonë titujt të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it edhe nëse humbasin status...

14:47

Ndahet nga jeta producenti i "The Godfather"

Al Ruddy, producenti fitues i Oskarit, i njohur për punën e tij në The Godfather  ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua ...

20:03

Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Heidi Baci ka reaguar për herë të parë pas përfundimit  të “BBVA 3”. Përmes rrjetit social, Instagram, Heidi ka publikuar një video duke falenderuar fillimis...

18:01

Shitet në ankand piktura e Bob Dylan

Një pikturë e rrallë abstrakte që Bob Dylan e kompozoi mbi 50 vjet më parë, së fundmi u shit për 196,156 dollarë në ankand, RR Auction njoftoi në një njoftim pë...

17:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI