Flash

Aksident në Rrugën e Arbrit, "Golfi" del nga rruga dhe përfundon pranë lumit

Lapsi.al 29 May 2024
Aksident në Rrugën e Arbrit, "Golfi" del nga rruga dhe

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit tek Ura e Çerenecit. Një automjet tip "Golf" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në disa shkurre, shumë pranë një lumi.

Mësohet se mjeti drejtohej nga një grua e cila fatmirësisht ka arritur të dalë pa dëmtime serioze. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, dhe një manovër e gabuar nga ana e shoferes. Pritet një njoftim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100.3 lekë dhe do të shitet me 101 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.4 lekë dhe do shitet m...

08:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI