Flash

Vezë, molotovë, portokalle dhe fjalime, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme

Lapsi.al 28 May 2024
Vezë, molotovë, portokalle dhe fjalime, çfarë nuk u pa nga

Është mbajtur edhe këtë të martë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita, para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kreut të saj, Erion Veliajt, pas aferës "5D". Me pankarta në duar dhe thirrje "Hajdut", "Erion Veliaj, në burg", "Erion shko te shokët", qytetarët janë mbledhur pranë godinës së Bashkisë.

Kjo është protesta e nëntë që mbahet para godinës së Bashkisë, ndërsa tubimet e mbajtura më herët janë shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Teksa organizatorët po mbajnë fjalën, janë hedhur dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Bashkisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI