Flash

Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Lapsi.al 28 May 2024
Heidi Baci flet pas daljes nga “BBVA 3”

Heidi Baci ka reaguar për herë të parë pas përfundimit  të “BBVA 3”.

Përmes rrjetit social, Instagram, Heidi ka publikuar një video duke falenderuar fillimisht  të gjithë dashamirësit që e mbështetën gjatë qëndrimit në reality show.

“Më vjen keq që nuk kam postuar më parë, por këto ditë kam pasur disa probleme shëndetësore me sytë dhe kjo është arsyeja pse unë mbaj syze, madje edhe dje në party kam qenë me syze dielli. E kam gjendjen paksa të rënduar,” thotë Heidi teksa largon syzet për të treguar përmes videos situatën.

“Mund të jetë ndonjë infeksion nga stresi, se di. Unë do kthehem së shpejti, por mbi të gjitha doja t’ju falënderoja shumë të gjithëve. Ju dua shumë! Zhdukja ime është vetëm për arsye shëndetësore. Sapo të marrë veten do jem më shumë prezente. Ju vlerësoj pafund të gjithëve".

Heidi Baci ishte një nga pesë finalistet e “BBVA 3”. Ajo  u eliminua pas një votimi kokë më kokë me aktorin Julian Deda.

 

Të këshilluara

Shitet në ankand piktura e Bob Dylan

Një pikturë e rrallë abstrakte që Bob Dylan e kompozoi mbi 50 vjet më parë, së fundmi u shit për 196,156 dollarë në ankand, RR Auction njoftoi në një njoftim pë...

17:47

Del në shitje shtëpia e filmit "Home Alone"

Shtëpia e famshme e filmit  ‘Home Alone’  ka dalë në shitje për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë. Shtëpia është rinovuar tërësisht dhe është ...

16:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI