Flash

Aktorët e “Friends” ndihmojnë në hetimet për vdekjen e Perry

Lapsi.al 28 May 2024
Aktorët e “Friends” ndihmojnë në hetimet për

Me rinisjen e hetimeve për vdekjen e aktorit Matthew Perry, aktorët e  “Friends” janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar.

Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që po përpiqen të zbulojnëse kush e furnizoi Matthew  me ketaminë.

Sipas një burimi, aktorët e “Friends” janë të gatshëm, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.

“I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courteney ishin më të afërta me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij.

Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.

Ai më pas shtoi: Ashtu si pjesa tjetër e kastit, Jen dhe Courteney thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar autoritetet të gjejnë se kush e furnizoi atë me sasi kaq të rrezikshme të një droge vdekjeprurëse.

Sipas mediave, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.

Të këshilluara

Travis Scott dhe Tyga përplasen në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë...

17:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI