Flash

Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori

Lapsi.al 27 May 2024
Tentuan t’i vidhnin makinën, qëllohet për vdekje aktori

Aktori Johnny Wactor është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Angeles, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij.  Një nga të tre hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje aktorin. Autorët janë larguar me makinë dhe asnjë prej tyre nuk është identifikuar ende.

Johnny kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq.

Ai luajti Brando Corbin në serialin General Hospital nga viti 2020 deri në 2022. Aktori gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën “Call of Duty: Vanguard”.

Të këshilluara

Travis Scott dhe Tyga përplasen në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë...

17:21

Egla Ceno flet pas fitores: "E meritoja!"

Egla Ceno është shpallur fituese e "BBV 3" duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas fitores, aktorja foli për herë të parë për Top Albania Radio...

13:27

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Sofia Richie dhe Elliot Grainge janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur bebushja e tyre, Eloise Samantha.  "Eloise Samantha Grainge. 5•20•24 dita...

10:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI