Flash

Sot në Kuvend pritet të kalojë për votim rezoluta anti-korrupsion, opozita mbetet skeptike

Lapsi.al 27 May 2024
Sot në Kuvend pritet të kalojë për votim rezoluta

Projekt-rezoluta anti-korrupsion pritet të kalojë sot në Kuvend për miratim. Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë vetëm me votat e saj. Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë e propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Kuvendi mblidhet sot në 13:00, ndërsa pas javës së gjelbër ligjvënësit do diskutojnë edhe për problematikat e evidentuara në zonë gjatë takimeve me qytetarët.

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes dy pe...

08:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI