Flash

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

Lapsi.al 27 May 2024
Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen në fshehtësi

Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë martuar në fshehtësi gjatë fundjavës së kaluar, raporton Page Six.

Ata u shfaqën në disa foto të shkrepura nga paparacët me unazat e martesës në gishtat e tyre. Brown, e veshur casual, i ktheu përgjigje një paparaci, i cili e uroi çiftin e ri. “Faleminderit”, tha aktroja e “Stranger Things”.

Sipas burimeve, ata po planifikojnë një tjetër ceremoni më të madhe, por tani për tani, janë martuar ligjërisht. “Martesa ishte shumë private dhe romantike. Ata thanë betimet me familjarët e afërt”, shtoi burimi. Aktorja dhe modeli do të bëjnë një tjetër dasmë në Itali, gjatë verës.

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi Millie ua dha lajmin fansave në prill 2023 se Jake i kishte propozuar për martesë. "Të kam dashur tre vera tani, zemër, i dua të gjitha," shkroi ajo në një foto të tyre së bashku në atë kohë me një unazë në gisht.

Babai i Jake më vonë iu drejtua momentit historik të djalit të tij në moshën e tij të re. "Unë nuk e di nëse mosha ka rëndësi. Nëse gjeni partnerin e duhur dhe rriteni së bashku -- mendoj se kjo do të ishte këshilla ime me të vërtetë, të rriteni së bashku është diçka e mirë," i tha ai Andy Cohen në emisionin e tij SiriusXM, Radio Andy.

“Millie është e mrekullueshme. E gjithë familja e saj është e mrekullueshme”, shtoi këngëtari me famë botërore. "Jake është shumë, shumë i lumtur."/Lapsi.al

Të këshilluara

Travis Scott dhe Tyga përplasen në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë...

17:21

Egla Ceno flet pas fitores: "E meritoja!"

Egla Ceno është shpallur fituese e "BBV 3" duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas fitores, aktorja foli për herë të parë për Top Albania Radio...

13:27

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Sofia Richie dhe Elliot Grainge janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur bebushja e tyre, Eloise Samantha.  "Eloise Samantha Grainge. 5•20•24 dita...

10:54

Arrestohet Nicki Minaj

Nicki Minaj u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit ndërsa ishte në turneun e saj Botëror Pink Friday 2 dhe u lirua disa orë më vonë. Reperja e "Bar...

10:46

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke përfunduar kështu rrugëtimin e 133 ditëve. Pas fitimit të Çmimit të...

10:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI