Flash

Hailey Bieber zbulon gjininë dhe emrin e bebit?

Lapsi.al 26 May 2024
Hailey Bieber zbulon gjininë dhe emrin e bebit?

Hailey dhe Justin Bieber mund të bëhen prindër të një vajze.

Modelja ka nxitur spekulimet se gjinia e bebit është vajzë, nisur nga postimi i saj i fundit në Instagram. Themeluesja e Rhode publikoi një album fotosh, i cili mori gjithë vëmendjen e njerëzve.

“Lule të vogla qershie në thonjtë e mi, lule e vogël qershie në barkun tim”, shkroi Hailey në fotot e shkrepura në Tokyo.

Kaq u desh dhe njerëzit nisën të komentonin: “A është vajzë? Është vajzë?!”; “O Zot, ata do bëhen me një vajzë”; “Bebi Bieber është vajzë”; “Ok, është vajzë”, u shprehën disa përdorues të Instagram-it, ndërsa të tjerë mendojnë se modelja tregoi edhe emrin e bebit: Cherry ose Blossom. “Blossom Bieber, shkon kaq shumë”, shkroi një komentues.

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër më herët gjatë këtij muaji dhe modelja është pak më shumë se 6 muajshe shtatzënë./Lapsi.al

Të këshilluara

Travis Scott dhe Tyga përplasen në Kanë

Travis Scott dhe Tyga, të dy ish-partnerë të Kylie Jenner, janë përplasur në Kanë, Francë. Ngjarja ka ndodhur të premten dhe në zënkën e tyre është përfshirë...

17:21

Egla Ceno flet pas fitores: "E meritoja!"

Egla Ceno është shpallur fituese e "BBV 3" duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Pas fitores, aktorja foli për herë të parë për Top Albania Radio...

13:27

Sofia Richie, nënë për herë të parë

Sofia Richie dhe Elliot Grainge janë bërë prindër për herë të parë. Në jetë ka ardhur bebushja e tyre, Eloise Samantha.  "Eloise Samantha Grainge. 5•20•24 dita...

10:54

Arrestohet Nicki Minaj

Nicki Minaj u arrestua në aeroportin Schiphol të Amsterdamit ndërsa ishte në turneun e saj Botëror Pink Friday 2 dhe u lirua disa orë më vonë. Reperja e "Bar...

10:46

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke përfunduar kështu rrugëtimin e 133 ditëve. Pas fitimit të Çmimit të...

10:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI