Flash

“Rihapja e dosjes ‘Xibraka”/ Bardhi flet pas marrjes në pyetje nga SPAK

Lapsi.al 24 May 2024
“Rihapja e dosjes ‘Xibraka”/ Bardhi flet pas marrjes në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka qëndruar vetëm pak minuta në SPAK. Në një prononcim për gazetarët, ai tha se ishte në cilësinë person që ka dijeni për çështjen, ndërsa u shpreh se i bënë vetëm një pyetje, nëse i qëndron apo jo kallëzimit.

"Sic jeni në dijeni në 29 mars pas një denoncimi publik që kam bërë gjithçka kam denoncuar mbi dyshimin e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në aferën e Xibrakës e kam dorëzuar në SPAK.

Jam njoftuar nga drejtuesi si SPAK por edhe nga hetuesit e BKH pas dorëzimit të informacionit nga ana ime dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave që në dosje ishin cilësuar si persona të paidentifikuar.

Sot kam rikonfimruar informacionin pranë SPAK dhe seanca e marrjes së pyetjes kishte vetëm një pyetje nëse kisha gjë për të shtuar. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.", tha Bardhi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.3 lekë dhe do shitet m...

08:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI