Flash

Shpërthimi me eksploziv në Malësinë e Madhe, pronari i lokalit: Nuk ka lidhje me mua

Lapsi.al 24 May 2024
Shpërthimi me eksploziv në Malësinë e Madhe, pronari i

Mëngjesin e sotëm është raportuar se është hedhur eksploziv në një lokal në Malësinë e Madhe. Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:50 në lokalin e zyrtarit të PD-së, Ferdi Sterkaj.

Sterkaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se shpërthimi nuk kishte lidhje me të. Ai më tej shtoi se nuk ka probleme dhe nuk ka patur asnjë kërcënim apo konflikte.

"Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua. Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime.

Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët," tha ai.

Policia bëri me dije se për shkak të shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 100 lekë dhe do të shitet me 100.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 92.3 lekë dhe do shitet m...

08:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI