Flash

I dehur në timon përplasi një automjet tjetër, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 24 May 2024
I dehur në timon përplasi një automjet tjetër, arrestohet

Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 35-vjeçari E.Ç pasi në aksin Korçë-Pogradec ka qenë i dehur në timon dhe ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.

Dy persona të moshave 50 dhe 27-vjeç janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me grushte një person duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Y. T., 50 vjeç dhe R. T., 27 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin E. D., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI